Çfarë ndodhi? Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron anulon takimin me presidentin Begaj

Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron ka zhvilluar sot një vizitë dy orëshe në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimit “kokë më kokë” mes tyre, ata dolën edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Rama e konsideroi Cameron një mik të çmuar të Shqipërisë.

Cameron nga ana tjetër foli në emër të kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe tha se partneriteti me qeverinë shqiptare ka qenë dhe do të jenë një ndër më të frytshmet dhe pozitivet për Britaninë.

Ndërkohë në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të takohej me presidentin Bajram Begaj, por takimi u anulua për shkak të agjendës së ngjeshur.

Për ta mikrpitur, Tirana sot u vesh me ngjyrat e flamurit të Britanisë së Madhe ndërsa tek godina e korpusit të Universitetit të Tiranës u vendos portreti i tij me mbishkrimin që i uron mirëseardhjen.