Çështja Balluku/ Kreu i ri i SPAK shkon në Këshillin e Mandateve bashkë me dy prokurorë, Rama mbledh qeverinë

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, i shoqëruar nga Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, dy prokuroret e çështjes Balluku, kanë shkuar në Këshillin e Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë.

Mbledhja pritet që të jetë e mbyllur, sipas kërkesës së SPAK, për shkak të sekretit hetimor.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.

Por teksa sot Këshilli i Mandateve pritet të vendos për “fatin” e Ballukut”, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë. Pjesë e mbledhjes është edhe zv.kryeministrja Balluku.

Kamerat e filmuan Ballukun duke folur në telefon në kohën që po hynte në godinën e qeverisë.