Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditim për ngjarjen e djeshme ku u dëmtua HEC-i i Sasaj-t në Lukovë dhe për pasojë solli dëme të shumta materiale.
Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit, por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.
Ndërkohë sot ka nisur procedimi penal për administratorin e HEC-it, Vangjel Ngjelo. Policia tha se janë referuar materialet në Prokurori për Ngjelën ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Çarja e digës në hodrecentralin e Bunecit shkaktoi disa dëme në banesa pasi u përmbytën dhe u bllokua rruga “Himarë-Sarandë”.