Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Nikoll Sherrnikun, mikun e Ervis Martinajt që do të dalë më gjyq për akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” në lidhje me masakrën në “Don Bosko”, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të Fatjon Muratit.
Fatkeqësisht nga të shtënat mbeti e vdekur në vend banakierja Mimoza Paja, e cila nuk kishte asnjë lidhje me armiqësinë mes grupeve kriminale, teksa u plagosën edhe 5 persona të tjerë që gjendeshin në lokal: Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk dhe Emanuel Çala.
Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që ishte nën masë sigurie “arrest në shtëpi”, Nikoll Sherrniku ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ka marrë targa në një servis në pronësi të një shtetasi nga Kosova, targa të cilat u përdorën nga autorët e ngjarjes në “Don Bosko”.