Botoksi kontrabandë u injektohej klienteve, gjykata liron nga burgu tre administratorët e klinikave estetike në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka liruar tre administratorët e klinikave private, të cilët u arrestuan disa ditë më pare me akuzën e futjes dhe përdorimit të botoksit kontrabandë.

Gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produkte në Shqipëri, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë.

E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë në gjendje të lirë. Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, për të cilin policia nuk ka arritur dot të ekzekutojë masat e sigurisë.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

U arrestuan fillimisht:

Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Subjekti privat që ai administronte dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat estetike.

Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinik“, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 shtetaset:

Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beuty”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Jonida Zaçe administratore e klinikës “Onxy Dermo Care”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Klarida Bekaj administratore e klinikës “Begas Clinik”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Ndërsa në kërkim është shpallur Skerdilajd Faria, administrator i klinikë “KEIT Day Hospital”, i njohur ndryshe si Skerdi Faria, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike për personazhet e showbizit shqiptar. Gjithashtu, në kërkim janë shpallur dhe shtetasit K. B. dhe A. F. B., të dy adminstratorë klinikash estetike ku injektohej produkti mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”.

Ndërsa 30 klinikat estetike që janë gjetur në paligjshmëri janë:

Subjekti “Ledi Smile”

Subjekti “Era_Medical Aesthetics”

Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”

Subjekti “Amra_medical_aestetics”

Subjekti “The Glam House”

Subjekti “3MT”

Subjekti “Better Me”

Subjekti “Aris Medical”

Subjekti “Medart Clinic”

Subjekti “La Beauty”

Subjekti “Este Medical Group Albania 1”

Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”

Subjekti “Allure Beauty Center”

Subjekti “Allure Beuty”

Subjekti “Keit Day hospital”

Subjekti “Derma Pure”

Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”

Subjekti “Velvet Medical Center”

Subjekti “Medicare Hospital”

Subjekti “Derma Bless”

Subjekti “Begas Clinic”

Subjekti “Medical Hills”

Subjekti “Onxy Dermo Care”

Subjekti “Vivia”

Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”

Subjekti “Cozzy Aesthetics”

Subjekti “CAPO-AL”

Subjekti “Luar Clinik”

Subjekti “Doctor Hospital”

Subjekti “Senera Hoxha”.

Policia bëri me dije se po punon për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim, teksa nuk dihet nëse Skerdi Faria ndodhej jashtë vendit kur u shpallën masat e sigurisë apo jo.