Bordi i Transparencës tallet me qytetarët! Nafta në bursë ulet me 14%, në Shqipëri vetëm me 4 lekë

Bordi i Transparencës, i mbledhur këtë të mërkurë ka ulur me vetëm 4 lekë çmimin e naftës në vend.

Ndërkohë çmimi i benzinës qëndron i pandryshuar, 181 lekë për litër.

Edhe pse çmimi i naftës në bursë u ul me 14%, Bordi i Transparencës e ka ulur atë me vetëm 4 lekë, çka ka detyruar shumë shqiptarë që të mbushin karburant në vendet e rajonit, që kanë çmime më të lira se Shqupëria.

Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.