Aksi rrugor Librazhd-Korçë, në fshatin Dragostunjë do të bllokohet në orët e darkës deri në mëngjes për shkak të punimeve që do të kryhen.
Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, bllokokimi i aksit do të bëhet nga data 03.02.2026 deri më datë 05.02.2026, nga ora 22:00 deri më 05:00.
Gjatë këtij intervali kohor, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë.
Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.
Gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
Njoftimi i ARRSH:
Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë e Shtetit ju informojnë se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor, nga data 03.02.2026 deri më datë 05.02.2026, nga ora 22:00 deri më 05:00.
Gjatë këtij intervali kohor, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë.
Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.
Gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
Drejtuesit e mjeteve për mjetet e vogla mund të përdorin rrugën alternative “Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Shërbimet e Policisë dhe kontraktorët e rrugës do të jenë të pranishme në terren, për menaxhimin e situatës, garantimin e rendit dhe të sigurisë rrugore.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana e drejtuesve të mjeteve, respektimin e sinjalistikës dhe të udhëzimeve të shërbimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve kohore të bllokimit.