Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka vizituar Izraelin pas sulmit nga Hamasi, ku pas takimit mbajti edhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu.
Blinken u shpreh se Izraeli nuk do të ketë neovjë të mbrojë vete përsa kohë aty është SHBA. “Mesazhi që kam për Izraelin është ky: ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten, por për sa kohë ekziston Amerika, ju nuk do të keni kurrën e kurrës nevojë. Ne do të jemi gjithmonë në anën tuaj”, tha ai.
Ai siguroi kryeministrin Netanyahu për mbështetjen nga Washingtoni dhe do të mundësojë gjithashtu lirimin e personave që janë marrë peng nga Hamasi, disa prej të cilëve mendohen se janë shtetas amerikanë.
“Asnjë vend nuk mund të tolerojë masakrën e qytetarëve të tij ose thjesht të kthehet në kushtet që e lejuan atë. Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë veten dhe të sigurohet që kjo mos të ndodhë më kurrë”, shtoi blinken.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit është shprehur se Hamasi duhet trajtuar njësoj si ISIS dhe duhet injoruar nga bashkësia e kombeve. “Ne do ta shkatërrojmë siç kemi bërë me ISIS”, tha Netanyahu.
Blinken ka nisur një tur vizitash në shumë vende në Lindjen e Mesme, teksa Izraeli ka filluar fushatën më të fuqishme të bombardimeve në 75 vite histori të konfliktit të tyre me palestinezët.
Pas vizitës në Izrael, ai do të drejtohet drejt Jordanisë për t’u takuar me mbretin Abdullah dhe me presidentin e autoriteve palestineze Mahmoud Abass.