Ka zgjatur 4 orë marrja në pyetje ndaj biznesmenit Elman Abule në SPAK. Ai hyri në orën 10:00 në ambientet dhe doli prej aty në 14.00. Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pasi doli nga ambientet e SPAK, biznesmeni nuk pranoi që të fliste për gazetarët duke u larguar me shpejtësi drejt makinës së tij.
Kujtojmë se ditën e djeshme në SPAK u paraqit edhe gruaja e tij, Marisa Nito, për të dhënë dëshminë e saj lidhur me këtë çështje.
Elman Abule dhe gruaja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre.