Bilanc lufte në Kosovë, katër të vrarë në tre ditë

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e të martës në Prishtinë.

Rreth orës 22:30 të martën Policia e Kosovës ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri ku dy persona mbetën të plagosur dhe u derguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri prej të plagosurve humbi jetën në Spital. Policia e Kosovës ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit dhe po punohet për kapjen e tij.

Në tre ditët e fundit katër persona kanë mbetur viktima të sulmeve me armë në Kosovë. Më 23 mars, të dielën, në Vushtri u ekzekutua nga bashkëmoshatari i tij një 19-vjeçar.

Të hënën po në Vushtri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Pronari i një furre buke ekzekutoi me armë zjarri punonjësen dhe më pas veten.