Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Novruzin

Besimtarët bektashinjtë festojnë sot Sulltan Nevruzin, një nga festat më të rëndësishme të tyre, ditëlindjen e të madhit imam Aliut. Është një nga festat më të rëndësishme të tyre ku simbolizon ringjalljen dhe ripërtëritjen duke qenë se përkon edhe me pranverën, atëherë ku në fakt çelin lulet.

Novruz që ndryshe njihet si ( Nowrouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë “ditë e re” dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror.

Pjatat tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës, kush e gjen nga pjesëtarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht sultjash dhe ashure.

Për besimtarët bëktashin, 22 Marsi, është një ditë e shënuar dhe më të bekuara të vitit.