Berisha zbulon sloganin e koalicionit PD-AMSH për zgjedhjet e 11 Majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar ditën e sotme sloganin e koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 Majit.

Slogani i koalicionit lidhet me numrin 1 që mbajnë në fletën e votimit, teksa Berisha tha se numri 1 përshkruhet në të gjithë librat si më i miri.

“Ata që votojnë PD-AMSH janë 1-sha”! Ky do të jetë slogani i koalicionit opozitar në zgjedhje.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë  1-shin. De facto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.

Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”, tha Berisha.