Ditën e djeshme dha dorëeqjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndërsa si drejtues i komanduar u caktua Sokol Bizhga.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme po ashtu kanë qarkulluar zëra mbi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, i cili pritet të zgjidhet përmes një gare. Bëhet fjalë për Ilir Prodën, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit.
Ndërkohë sot kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një efektivi në Elbasan, duke e akuzuar Prodën për lidhje me bandat e krimit dhe i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Postimi i Berishës:
Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash!
Ai mban medalje të zezë. Medaljen e zezë të dhunimit të zgjedhjeve dhe medaljen e zezë të kanabizimit dhe trafikimit.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital.
Mgj Doktor, jame punonjes policie ne Elbasan. Po just shkruaj te ju informoj se Ilir Proda aktualisht eshte Drj Policie ne Elbasan, i emruar me propozim te Taulant Balles pasi gjate fushates te vitit 2021 ishte shef Komesarjatit ne Elbasan dhe ka qene nje nder personat me kryesor qe ka cenu zgjedhjet, eshte ushtare i Suel Celes dhe ka nje vite qe eshte i lidhur me Ergys Agasin. Ai eshte perfshire ne vitin 2015 – 2017 ne kultivim e trafikim te lendeve narkotike.