Tre ditë më parë kyreministri Edi Rama përgënjeshtroi akuzat e Sali Berishës se thjeshtra dhe kunati i I tij kanë publikuar nga fonde publike.
Por Ish kryeministri Berisha ka dalë sot në një deklaratë live në rrjetet e tij sociale, duke publikuar dokumente dhe të dhëna që sipas tij u tregojnë shqiptarëve se familjarë të Edi Ramës kanë përfituar 2.9 miliardë lekë nga fondet publike.
“ Edi Rama në daljen e tij të fundit publike mohoi akuza të cilat nuk janë deklarata politike, por janë fakte të bazuara në dokumente zyrtare me firmë dhe vulë, ndërkohë që regjistrat e shtetit faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave ku ajo punon dhe ajo bashkëpunon.
Ky është një mashtrues publik, dhe kjo është e dënuar ligjërisht, pasi dokumente zyrtare faktojnë se thjeshtra ka përfituar në mënyrë të përsëritur nga disa kompani.
Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive ‘51N4E’ një studio belge në të cilën ka qenë e punësuar Rea Xhillari. Kjo studio ka degën e vet në Shqipëri dhe ka në punë njëlloj si Rea-n, Genti Agollin, presidentin në letra të kompanisë ‘I Riu’.
Po kështu studio tjetër ‘Xaveri’ është e lidhur me kompanie ‘51N4E’ dhe të lidhjen ka Cazanova Hernanez me thjeshtrën e Republikës. Kanë përfituar 2.9 mld lekë tendera”, tha Berisha, ndërsa ftoi Ramën në një përballje publike për të vërtetuar se sa kanë përfituar familjarë të të dyve nga fondet publike.