Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e regjistruar në Pogradec, ku 29-vjeçari Denis Meçe dhunoi me grusht për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga, babain e dy fëmijëve.
Berisha ka publikuar në rrjetin social një foto ku shihet se Denis Meçe ka mbajtur në foto coveri në Facebook, foton e dajës së tij Valter Gora me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Berishës kjo është edhe arsyeja pse kryeministri Rama nuk e dënoi vrasjen dhe nuk shprehur ngushëllime për familjen e Egli Progës. Valter Gora ka qenë drejtor i Postës Shqiptare në Korçë dhe u arrestua në 2021 si i përfshirë në një aferë korruptive. Ai u lirua dy vite më vonë.
Postimi i Berishës:
Ja pse Rama nuk dënoi vrasjen dhe nuk ngushëlloi familjen e Egli Proges.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Doktor!
Foto ne profilin e FB të vrasësit, daja i tij me kryeministrin.