Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, ku sqaroi heqjen e non gratës nga SHBA.
Sipas Berishës, ai nuk ka qenë kurrë non grata, por ka pasur vetëm një sanksion. Kryedemokrati tha se pasur një komunikim zyrtar për heqjen e non gratës, por nuk dha më shumë detaje.
“U ktheva. Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Nëse doni, po të them: Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Ka pasur një sanksion.
Kundërshtarët e kanë quajtur këtë non grata, por edhe unë nuk është se e kundërshtova. Ka pasur një ndalim hyrjeje për ato arsye në SHBA. Sot unë them u ktheva. Kam pasur komunikim zyrtar, ndaj jam këtu sot. Mirupafshim!“, u shpreh Berisha.