Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës të opozitës, e cila do të mbahet në 10 Shkurt, në orën 17:00 para Kryeministrisë.
Në konferencën me gazetarët, ai tha se revolta dhe zemërimi qytetar janë e vetmja rrugë për të rrëzuar regjimin.
Berisha deklaroi se Rama dhe Balluku po sfidojnë drejtësinë duke u shfaqur të dy në publik, dhe sipas tij kjo është ofendim për qytetarët.
“Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes dhe mjerimit
Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij shëtit si i vdekuri me te gjallin me lubi Ballukun për tu thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët për t’i ofenduar ata. Më shumë se ofendim, ti thotë se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkitës dhe mos mendoni se drejtësia është për Ramën apo Lubinë, por është për ata që duan këta të dy.
Është vetëm sovrani gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këta grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të largohen nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.
Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat dhe gratë, të bashkohen në datën 10 shkurt në orën 17:00”, tha Berisha.