Berisha njofton protestën e radhës: Më 17 prill e gjithë Shqipëria në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës së opozitës.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryedemokrati tha se do të dalin në protest më datë 17 Prill.

Sipas Berishës, opozita është më e fortë se kurrë në misionin e saj ndërsa për Ramën tha se e vetmja rrugë për të është dorëheqja.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj” u shpreh Berisha ndër të tjera.