Berisha nën masë sigurie, Arian Çani: Marrëzi! Po të ishte për Drejtësinë, në Shqipëri do ishte bërë luftë civile

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën është cilësuar si nja “marrëzi” e sistemit të drejtësisë nga gazetari Arian Çani, që ka dalë kundër Gjykatës së Posaçme për hetimin e ish-kryeministrit.

Ai u shpreh në “Now me Erla Mëhillin” se një kryeministër nuk mban përgjegjësi kur firmos, pasi ky është veprim kolegjial. Sipas tij, nëse do të ishte për drejtësinë që bëhet në Shqipëri, atëherë në vendin tonë do të ishte bërë luftë civile.

“Kur hyn drejtësia në këto personazhe, mbaron, nuk quhet më drejtësi e pavarur. Që të dënosh me burg një kryeministër apo një president duhet të kesh një flagrancë të tmerrshme. Kryeministri edhe kur firmos diçka, nuk e prek asgjë.

Nuk ka dalë kot shprehja që kryeministrat dhe presidentët i heq nga politika vota e popullit. Se po të ishte për drejtësinë këtu do të ishte bërë luftë civile. Kryeministri kur firmos nuk mban përgjegjësi se është veprim kolegjial. Kjo që po ndodh sot me doktorin është marrëzi, se nuk mund të ndodh me asgjë”, tha Çani.