Berisha: Në BKH është dorëzuar një denoncim me foton e Olsi Ramës dhe drejtuesve të Xibrakës, por nuk është hetuar

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp tha se në Byronë Kombëtare të Hetimit, (BKH) është dorëzuar një denoncim me foton e Olsi Ramës dhe drejtuesve të grupit të Xibrakës, por sipas tij nuk është hetuar.

Berisha tha se sipas denoncimit në BKH, në letrën e dërguar nga një shtetas, ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën. Sipas kryedemokratit, në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B.

Berisha: Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM.

Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit.

Pas Gentian Gjonajt, ju them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë.

Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë.

Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri.

Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën.

Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B.

Në dhjetor të vitit 2015, tani fati i letrës, letra iu dha për verifikim OPGJ-së me inicialet E.T.

Më datën 11 dhjetor, ky OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme.

Kështu thotë BKH-ja dixhitale.

Tani, i thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë.