Berisha: Mos u çudisni nëse Rama fluturon në Serbi e i sjell tre policët në Tiranë

Ish kryeministri Berisha ka komentuar sërish sot rrëmbimin e tre policëve të Kosovës dhe reagimin e Ramës për këtë çështje. Me ironi ai tha se kryeministri e do aq shumë të qenit protagonist sa nuk duhet të habitemi nëse ai fluturon në Serbi për t’i sjellë sot policët këtu.

Berisha tha se Rama në vend të dënojë aktin, kërkon vetëm lirimin e tyre.

 “Në të njëjtën ditë që u anulua takimi mes dy qeverive, në Serbi u rrëmbyen 3 policët shqiptarë. Mos u çuditisni po të fluturojë me “Ismailin” (avionin) dhe ti sjellë në Tiranë sepse i duhet një peshë për procesin e McGonigal. Nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. E kuptoj që mund të thoni se si tepër po i lidh këto gjëra. Nuk po i lidh unë… Edi Rama nuk e dënon aktin, por kërkon lirimin. Rama është angazhuar aq sa Vuçiç për ndarjen e saj. Është bashkë autor në bllokimin e këtij procesi. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar të mbajë larg Edi Ramën nga ky proces pasi e komplikon më shumë. T’i kërkosh Edi Ramës është deri diku si t’i kërkosh Dodikut. Edi Rama është argat i Vuçiçit aq as Dodik. Rama ka marrëdhënie të turpshme, prej argati””, tha ish kryeministri.