Berisha, Meta dhe Bardhi reagojnë për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK dhe hetimi që po kryhet edhe ndaj Bashkisë së Tiranës, ka qenë lajmi kryesor i ditës së sotme.

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për meidat, është shprehur se kryebashkiaku Erion veliaj është fajtori ikryesot për këtë incinerator, pasi ka vepruar kundër ligjit.

“Erion Veliaj si kryetar bashkie ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion privat për 30 vite në vend të vazhdimit të praktikës së mëpashme për trajtimin e të plehrave, por sipas ligjit dhe kushtetutës, hajduti i parë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj mbasi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, as njeri, asnjë firmë, as edhe kryeministrit nuk mund ti impononte heqjen dorë nga praktika depozitim seleksionim dhe riciklim të mbetjeve dhe zëvendësimin e kësaj praktike me ndërtimin me koncesion të djegësit të Tiranës, apo të ‘djegësit Veliaj’.

Erion Veliaj me firmën e tij në kundërshtim me ligjin, më datë 27 mars 2017 garanton Arben Ahmetaj se Bashkia Tiranë do të përballojë vetë shumën 91 milionë euro për koncesionin e Tiranës që kushtonte 128 milionë euro. Mirëpo ligji e përcakton qartë se çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë vendimi merret vetëm e vetëm nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga kryetari i bashkisë”, u shpreh Berisha.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta, I cili në një deklaratë ka thënë se 3 inceneratorët, i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit janë kryeveprat kriminale të vendit.

“Faktet janë paraqitura nga ana jonë. Kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal.

Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri”, u shpreh Meta.

Gjithashtu nuk ka munguar as reagimi I Gazment Bardhit, I cili ka kërkuar që SPAK të ndëshkojë të gjithë zyrtarët e korruptuar nga kjo mega-aferë.

“Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, shkruan Bardhi.