Berisha mbledh në një tryezë forcat opozitare, emrat që pranuan ftesën e kreut të PD! Mungojnë partitë e reja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur sot në një tryezë partitë opozitare dhe shoqërinë civile, për të diksutuar rreth situatës në vend.

Ndërkohë pjesë e kësaj tryeze janë Partia e Lirisë, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane.

Këtij takimi nuk ia bashkuan partia “Mundësia”, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja “Bashkë”. Ndërkohë marrin pjesë Florjan Binaj, Ermal Hasimja, Ola Xama, Beti Njuma etj.

Gjatë fjalës së tij, Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që, kudo që të shohin ministrat e kabinetit Rama, t’i godasin ata me vezë dhe domate, pasi sipas tij janë shkaktarët kryesorë të përmbytjeve.

Teksa kërkoi edhe njëherë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend, Berisha u shpreh:

Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”, tha ai gjatë tryezës së opozitës dhe shoqërisë civile.