Ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës e ka cilësuar ish-kryeministri Berisha, propozimin e kryeministrit Rama për marrëveshjen e asosacionit të komunave me shumicë serbe.
“Maskat ranë! Argati i Vuçiçit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e asociacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akti më i shëmtuar në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhë problemin e tij me McGonigal”, tha Berisha.
Berisha foli për situatën në Kosovë duke theksuar se zgjedhjet që prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3 ose 5% e popullatës të etnisë jo serbe, nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Berisha tha se mbështet autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, që kërkojnë kushte të reja. “Në zonat e nxehta duhet të koordinohet me trupat ndërkombëtare. Sa i përket asociacionit, do ta mbështes si një të drejtë themelore dhe derviat të lirisë. Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo hap tjetër, është rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në gadishullin e Ballkanit. As Uashingtoni, as Parisi nuk janë pa dijeni. Ata i dinë qëndrimet e Ramës me Kosovën. Është ky kryeministër që ka paditur Haradinajn apo ka ofenduar Mustafën. Rama ka zero influencë në qeverinë e Kosovës. Ai ndenji në Bratislavë me zotit Vuçiç dhe jo Vjosa Osmanin”, tha Berisha.