Berisha kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shtyn vendimin. Ja kur do të mbahet seanca e radhës

GJKKO e Apelit ka shtyrë vendimin për kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Shpallja e vendimit u caktua për ditën e nesërme (të enjten e 25 janarit) në orën 09:00.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Kërkesa është bërë nëpërmjet avokatëve të tij dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila nxori nga “arresti me burg” Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit.

Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.

Pas daljes nga SPAK, Berisha deklaroi për gazetarët se kishte gjetur një situatë “zie” në prokurori dhe se nuk “u mor vesh se kush bëri më shumë pyetje, ai prokurorëve apo ata Berishës”.