Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar ftesën e Lulzim Bashës për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, të cilat do të zhvillohen në 24 Shtator.
Ai tha se me Bashën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën, teksa e akuzoi Bashën se shpifi për projektin e kullës në mes të Tiranës.
“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjja ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpërdoruara nga Rama. E patë ju se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të një keqkuptimi që Veliaj i bëri Bashës. E morët vesh se si ndërtuan një mal shpifjesh për lidhje të miat me kulla. Njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij një leje për një kullë. Projektet e kullave i kanë origjinën e viteve 2001, nuk u aprovuan se unë kisha koncept tjetër për qytetin. Në planin urbanistik të Tiranës, nuk kishte ndërtese mbi 8 kate, ky është koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por duhet të këtë rregulla ku ndërtohet. Ju e dini që unë e kam hobi të akuzoj Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava”, tha Berisha.