Berisha flet për të gjitha, kullën, Bashën, Ramën, Veliaj, Ballën dhe Ilir Beqën

Kreu i opozitës, Sali Berisha foli sot para gazetarëve për temat e nxehta të javës. Ai u ndal në hetimet e SPAK për koncensionin e sterilizimit duke akuzaur Ilir Beqën dhe Edi Ramën. Sipas tij, ish ministri I Shëndetësisë Ilir Beqja ka firmos procedurat.

“Ilir Beqaj ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në garën false të koncesionit të emigrantit me një kompani që kishte të punësuar veten dhe një tjetër. Ilir Beqaj ka firmosur kontratën, në të cilën në shkelje flagrante të ligjit, janë lënë të hapur jo vetëm dritaret, por edhe dyert për të vjedhur dhe vjedhur sa më shumë.

Ilir Beqaj, i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut, aparaturën më moderne të sterilizimit dhe të gjithë logjistikën e saj. Qeveria me paratë e buxhetit bleu 1.7 milionë euro një aparaturë ultramoderne të sterilizimit. Ajo nuk u vu në përdorim dhe u pa se duheshin dërguar teknikë dhe inxhinierë për specializim.

Ilir Beqaj i dhuroi ndërmarrjes së tij aparaturën, lokacionin dhe qindra-mijëra sete kirurgjikale, të lara në flori, e bën pronar të tyre dhe tani u thotë shqiptarëve më paguani mua pesëfishin e kostos për një operacion. Për një set veglash që nevojiteshin për një operacion, çmimet shkonin në stratosferë.

Nëse ti në këtë operacion të thjeshtë, të nevojiteshin tre vegla, do paguaje aty 30 sepse të tillë të sillnin setin.

Setet dhe raporti set-ndërhyrje siç konstaton KLSH, që ka bërë një kontroll shumë serioz në vitin 2022, aty gjen se qëndronin mekanizmat e vjedhjes masive. Kishin përcaktuar klasifikime, dhe tani në përputhje me klasifikimin, bënin abuzimin më të madh”, tha Berisha.

Kreu i opozitës u ndal edhe në akuza të tjera ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Berisha e konsideron atë të lidhur me bandat e krimit të organizuar.

Shkoni dhe pyesni pak, fondin e ISI Chapter, EncroChat dhe të telefonave të tjera të kriptuar se cilat janë bisedat e Ttaulant Ballës me bosët e bandave? Cili qeveritar ka më shumë se Balla biseda të tilla.

Ju e patë, në operacionin ‘Metamorfoza’, dy vrasësit kryesorë, u njoftuan nga miku i tyre, Balla. Kush e njoftoi Denis Bajrin dhe Behar Bajrin? Nuk ka diskutim, i njoftoi miku i tyre, miqtë e tyre.

Edi Rama pra, çoi Ballën për të nxjerrë përsëri në treg të gjithë të dhënat e sistemit TIMS, në interes të krimit. Ka lëvizur kjo prokurori? Ka lëvizur ai president? Ka lëvizur njeri? Nuk ka akt më të rëndë për sekretin dhe sigurinë e vendit sesa nxjerrja në treg e të dhënave të sistemit TIMS.

Është absolutisht ndihma më e madhe që u bëhet në radhë të parë grupeve terroriste, që u bëhet grupeve kriminale dhe organizatave kriminale. Ku është ai Ervin Muça tani? Ai që çoi Taulant Ballën, ai çoi edhe Ervin Muçën.

…Di që sistemin TIMS e kanë instaluar specialistët amerikanë dhe e kanë pasur në përdorim bashkë me një shqiptar, tre ose katër oficerë të policisë amerikane ose FBI”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët, Berisha i cilësoi shpifje akuzat se familjarët e tij janë të përfshirë në ndërtimin e kullës më të madhe në Tiranë.

“A e patë se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të keqpërdorimit që i bëri për një moment, Veliaj, Bashës. E konstatuat ju. E morët vesh ju se si ndërtuan një mal shpifjesh të pashembullt në histori për lidhjet e mia me kullat, njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij, refuzoi të japë një leje për një kullë.

Projektet e kullave nuk janë të tanishme, e kanë origjinën në vitin 2001, 2003 e me radhë, por ato nuk kalonin se unë kisha koncept tjetër për qytetin. Në planin urbanistik të Tiranës, të miratuar në vitin 2013, nuk ekzistonte asnjë ndërtesë mbi 6 deri 8 kate. Ky ishte koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por ato duhet të kenë vende të caktuara dhe rregulla të caktuara. Një kullë shkatërron jetën e një zone të tërë me dendësinë e popullatës që krijon ato.

Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren. Kur kam qenë kryeministër, nuk kanë pasur kurrë një favor nga unë dhe nuk e kanë kërkuar kurrë. Sot, njërit i kanë hequr akcizën për bullin energjetik, tjetri ka me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj e me radhë.

U ndala në këtë se këta që ngritën malin e shpifjeve, dhe e vërteta është që mali i shpifjeve sado që unë, ju e kuptoni pasionin tim për të akuzuar Edi Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava që e stisën këtë. Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë”, tha Berisha.