Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kishte kërkuar një masë më të butë sigurie se ajo e “arrestit në shtëpi”. Të njëjtin vendim ka marrë edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me dosjen Partizani.
Me vendimin e sotëm, si Berisha dhe Malltezi do të vijojnë të qëndrojnë të “kyçur” në shtëpi.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se SPAK po bën akte antikushtetuese dhe se nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj Berishës.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
Miratimin e nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.