Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij, lidhur me dosjen “Partizani”.
Berisha u ndal në një komunikim për mediat, Berisha sulmoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka, për të cilën tha se është këshilltare e biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, madje i ka shkuar disa herë në zyrë e tij.
“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historitë, sapo të palavdishme. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë. Më 5 maj 2025, kur Berisha tregoi vendimin e Gjykatës së Janinës, mashtroi para shqiptarëve si ordinere e tha nuk kam qenë e dënuar. Nuk është kjo një anti gjykatëse, një rrugaçe e ligjit?”, tha ai.
Jashtë dyerve të SPAK, Berisha komentoi edhe vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, që nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares, Irena Gjoka, teksa Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se ajo nuk kishte deklaruar në formular një dënim në vitin 2005 në Greqi për falsifikim vize.
“KLGJ me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelian Koça, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij Ilir Rusi me 6 vota vendosën mos pranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka. Këta janë me kriminelë se vetë Irena, këta janë turpi i zyrtarit. Janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.