Berisha akuza të forta Taulant Ballës: Kriminel, i denoncuar si trafikant prostitutash

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit përdori një koment fyes ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e etiketoi Ballën si një ‘nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës”.

Berisha tha se Balla ka porositur vrasje, këtë të fundit të dokumentuara në dosjet gjyqësore, të cilat ‘një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën’.

“Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës. Balla sic e kam denoncuar shumë e shumë herë ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash. Që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarin kriminale me prostituta moldave të sjellë nga Edi Rama te eksponentëve të PS. Kam denoncuar në atë kohë edhe lokalet që frekuentonin.

Fatos Nano ka marrë informacion të qartë për ndalimin e tij në kufij nga shtetet mike, si transportues prostitutash. Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij janë të dokumentuara, në dosjet gjyqësore, të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën.

Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan ka udhëzuar që të vendosur revole në murin e oborrit të një familje, për ta konsideruar revole të fshehur. Balla është kriminele që bashkë me Vate Staken dy kriminelet që i vendosën tritolin Lulzim Kullës

Balla është krimineli që ka biseduar me Mario Çelën, vëllain e Suel Celës ku i ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër Sali Berishës”- u shpreh Berisha.