Benjamin Netanyahu merr vendimin ekstrem: Do të pushtojmë Gazën

“Do të pushtojmë Rripin e Gazës. Vendimi është marrë”. Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas tij, “Hamas nuk do të lirojë më pengje pa një dorëzim të plotë, dhe ne nuk do të dorëzohemi. Nëse nuk veprojmë tani, pengjet do të vdesin nga uria dhe Gaza do të mbetet nën kontrollin e Hamasit”.

Ndërkohë, më shumë se 600 ish-zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite i janë drejtuar me një letër ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke i kërkuar të ushtrojë presion ndaj Netanyahut për të ndalur luftën në Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër, sipas burimeve mjekësore, të paktën pesë civilë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur të hënën, gjatë një sulmi me dron izraelit ndaj një grupi punonjësish humanitarë pranë rrethrrotullimit Al-Tawam në veri të Gazës. Lajmi raportohet nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa.

Situata humanitare vijon të përkeqësohet, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se pesë persona të tjerë kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, sipas Jerusalem Post, Hamas ka bërë të ditur se kushti i tyre për t’u rikthyer në tryezën e negociatave është lejimi i të paktën 250 kamionëve ndihma humanitare në ditë për Gazën.