Belind Këlliçi del nga SPAK: Jam pyetur për gjithçka, edhe për foton me Donald Trump

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka folur për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Ai u shpreh se është pyetur për gjithçka, nga pasuria deri tek fotot me presidentin e zgjehdur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Më tej, Këlliçi pohoi se i është kërkuar që të mos japë informacione për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor.

Ish-deputeti demokrat pohoi se është i hapur dhe në dispozicion të drejtësisë për çdo sqarim.

“Kam dhënë sqarimet e mia në raport me të gjitha shpifjet e hedhur ndaj meje për shkak se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 mld euro, atë të inceneratorit të Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë Ballkani Perëndimor, 5D. Jam i hapur në dispozicion të drejtësisë për cdo pyetje, sqarim në raport me mua, familjen time apo këdo që është i lidhur me mua nga dita që kam lindur deri më sot.Kushdo që ka diçka në raport me mua, me deklaratat e mia, të nxjerrë fytyrën ballë për ballë, ashtu sic e kam nxjerrë unë”, tha Kelliçi.

Sa i takon akuzave për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, Këlliçi tha se kjo çështje është ezauruar dhe se nuk do jepte sqarime të tjera.

Sipas Këlliçit, arsimimi dhe edukimi janë krenaria e tij më e madhe.

E kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe sot në SPAK, kjo është një çështje që është ezauruar nga mediat në fushatë elektorale dhe nuk kam ndërmend që të jap më sqarime. Arsimi dhe edukimi im është krenaria ime më e madhe. Kam ndjekur ligjin amerikan në cdo praktike që kam ndjekur. Jam një nga krenaritë e Institutit Harry Fullz, mund të shkoni të pyesni aty kush jam unë. Mund të shkoni edhe në shkollën 8 vjecare.  Po jua them, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës time. Nëse keni interes për korrupsionin që ndodh cdo ditë, një nga krenaritë e mia më të mëdha është denoncimi që kam bërë për 5D dhe inceneratorin e Tiranës. Kush mendon se do të më intimidojë në rrugëtimin tim, të më dalë ballë për ballë. Më është kërkuar që për disa detaje të hetimit mos të shprehem publikisht. Jam pyetur per gjithcka, per pasurinë, për partneren time që unë dal në media dhe them që nuk bashkëjetoj me të. Për Trump, jam pyetur që paskam paguar mijëra euro për të bërë një foto me Donald Trump, le të pyesin Trump, çfare te them une.”, shtoi ai.