Bela(ja) në dorën e Ramës! A do bëhet kryeministri mburojë për ministren e pandehur?

Tashmë “loja” ka hyrë në fazën e saj më të rrezikshme, dhe kryeministri Edi Rama ndodhet ndoshta përballë vendimit më të vështirë politikë gjatë më shumë se 12 viteve të qeverisjes së tij.

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, do të thoptë se i takon mazhorancë ssë tij të marrë vendimin, nëse do ta lejojë Prokurorinë e Posaçme të arrestojnë zv.kryeministren, njëherësh edhe një nga njerëzit më të pushtetshëm të kësaj qeverie.

Rama është në momentin vendimtar: ta mbrojë Ballukun dhe të fundoset bashkë me të, apo ta “flijojë” dhe të përballet me zinxhirin e rrëfimeve që mund të tërheqin pas vetes gjithë qeverinë.

Vendimi që pritet të merret në seancën e së enjtes duket se u paralajmërua nga vetë Rama sot, në akuzat ndaj drejtësisë se po burgos zyrtarë pa gjyq.

Rama shkruan se mazhoranca do të përgatitet për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

“Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkruan Rama.

Por “qëndrimet e drejta” të Ramës dihet se cila janë! Janë ato që ka mbajtur kur SPAK arrestoi Veliajn, e më pas kur u pezullua Belinda Balluku. Tashmë është e qartë se për Ramën, SPAK dhe GJKKO janë “armiq”, pasi i kanë çuar në burg njerëzit e tij më të afërt.

Vendimi i të enjtes do tregojë përfundimisht nëse PS mbështet vërtet drejtësinë, apo do të përdorë forcën e numrave për të dalë kundër jo vetëm drejtësisë, por edhe partnerëve europianë dhe SHBA-së që mbështesin pa kushte SPAK dhe GJKKO.