“Bëhuni gati për SPAK”-Deputeti Shehaj interpelancë me ministrin Mete: Pse e keni mbajtur të fshehtë koncesionin Thumanë-Kashar?

Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me kontratat koncesionare dhe sa paguhet nga buxheti i shtetit për këto kontrata.

Shehaj ka pyetur ministrin nëse ka pasur ndonjëherë ndërprerje të ndonjë kontrate koncesionare për performancë të ulët në zbatimin e kontratës, duke thënë se ka një mungesë totale mbi respektimin e këtyre kontratave.

Deputeti pyet Meten se përse koncesioni Thumanë Kashar është mbajtur i fshehtë, pasi në raportin e publikuar me një vit e gjysmë më vonësë, ky koncesion mungon, nuk është i përfshirë.

“Pse koncensionin më të shtrenjtë 1.3 mld euro thumanë-kashar për 20 km, nuk e keni përfshirë në raport? Është paguar apo jo TVSH? Nuk ma thatë. Jua them unë, është paguar. Pse fatuara e Check up, Sreilizimit është paguar me tvsh? Keni paguar TVSH, kur nuk duhej paguar. Jua thotë KLSH dhe ju prap vazhdoni e paguani. Nuk je i pastër. Je pjesë e qeverisë më të korruptuar në Europë. Shumë shpejt do japësh llogari tek SPAK se nga aty do të të heqin e di dhe vet ti. Keni vjedhur edhe në Shëndetësi, se doni të mbani pushtetin. Dhe pushtetin e mbani vetëm nëse keni para. Lërini broçkullat “na duan”. Është faji juaj, është përgjegjësia juaj dhe bëhuni gati për SPAK, sado që ju të hiqeni sikur ju s’keni përgjegjësi dhe janë të tjerët që vjedhin. Jeni vegël në rastin më të mirë për ju, ose jeni edhe ju hajdutët si gjithë të tjerët. Po vidhni popullin më të varfër në Europë dhe nuk mund të vini këtu me gënjeshtra duke thënë që unë s’kam lidhje”.’-tha Shehaj.

Ervin Mete u përgjigj se në total ka 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore, teksa përgjatë vitit 2023, e po kështu deri më tani më 2024, ministria e Financave nuk ka lidhur asnjë kontratë të re.

Ministri shpreh se monitorimin e këtyre koncesioneve e bëjnë autoritetet kontraktore, e po këto raportojnë në institucion.

Ministri përsëriti se në dy koncesioni ku autoritet është Ministria e Financave, ka nxjerrë urdhër që të hiqen.

“Janë autoritetet kontraktore që monitorojnë zbatimin nëpërmjet njësive të tyre të menaxhimit të kontratave dhe janë ato që raportojnë në ministrinë e Financave që në vijim bëhet ky raport. Ne do hartojmë  dokument të risqeve fiskale, synimi ynë është të publikohet në shtator dhe do të  jetë i emërtuar “deklarata e risqeve fiskale”. Në sot kemi 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re dhe as në 2024 nuk kemi ndonjë kontratë të re”, tha Mete.

Shehaj: Raporti duhet që ju mos të bëni kërkesa kot e koncesione kot. Shkoni në SPAK nëse nuk u dhanë raportin. TVSH-në ministër keni paguar 4.5 mln euro tvsh.