Befasuese, komedia Prefekti mund të ndalohet të shfaqet në ekran

Komedia Prefekti mund të ndalohet të shfaqet në ekran apo në teater për shkak të diskriminimit.

Pasardhësit e Qazim Mulletit kërkuan nga Komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi në 2021 që komedia “Prefekti” të mos shfaqet në teatër. Komisioneri e refuzoi ankesën duke dhënë si pretendim se vepra është shkruar dhe vënë në skenë përpara afteve ligjore që mund të shqyrtojë Komisioneri.

Por pasardhësit e çuan çështjen në Gjykatën Administrative të Tiranës e cila detyroi Komisionerin të hetojë skenarin nëse ka diskriminim. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Komisionerit për çështjen ne afateve dhe ka detyruar këtë institucion që të japë një përgjigje shteruese nëse vepra përbën diskriminim, keqpërdor një figurë historike apo denigron pasardhësit e tij.

Përtej këtij vendimi, çështja ngreh një tjetër debat të papërfunduar në shoqëri. A duhet ndaluar transmetimi apo riprodhimi i veprës “Prefekti”?!

Ky vendim shënon një precedent të rrallë që mund të çojë në debat mbi gjithë trashëgiminë e komunizmit që denigroi shumë figura historike.Pak vite më parë, në një debat që mbërtheu ekranet televizive, u diskutua nëse duhet të ketë ndalim të shfaqes së prodhimeve t ëish diktaturës komuniste, veçanërisht të filmave të mbushur me propagandë apo më denigrime të forta ndaj figurave historike, klerit, etj.

Shumica kërkuan që të mos ketë asnjë veprim dhe ashtu ndodhi por disa figura publike mes tyre shkrimtari i njohur Ismail Kadare kërkoi ndërhyrje. “Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme, që spektatori shqiptar t’i shohë sot ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit”, u shpreh Kadare.

Më tej ai tha: “Sektori i kinematografisë ishte më i kontrolluari, më në shërbim të propagandës së regjimit komunist. Mjerisht ata që ishin kineastë, regjisorë, skenaristë,operatorë, megjithëse shkuan në shkolla të mira lindore, të mëkuar me modele nënash të ashpra, baballarësh komunistë, u kthyen dogmatikë dhe produktet e tyre janë të egër, pa lirizëm. Shikoni një film nga të paktët e periudhës komuniste që ka një skenë lirike: është një prift që don të përdhunojë një murgeshë të hijshme ! E imagjinoni çfarë absurdi ? Në filmat tanë nuk kishte humanizëm, nuk kishte histori dashurie, por kishte egërsi. Imagjinoni dhe në filmat për fëmijë, kishte mësime si të ishin vigjilentë, si të raportonin për armikun e klasës. Dogma e armikut të klasës ishte dominante”.

Një actor tjetër i mirënjohur, Timo Flloko kërkoi ndjesë nëse përmes filmave ku ai ka interpretuar ka prekur familje. “Ne jemi tallur e stërtallur me ballistët. Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare. Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, tha Flloko.