Basha mblodhi Kuvendin për ta shkarkuar, Bardhi i çon mesazh të koduar:Mos gënjeni veten

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj mbledhjes së Kuvendit për ta shkarkuar nga funksionet. Bardhi ka zgjedhur të reagojë përmes një mesazhi të koduar ndaj Bashës me një shprehje të njohur të Flodor Dostojevskit; “ Mbi të gjitha, mos e gënjeni veten”. “Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!”, thotë më tej Bardhi në reagimin e tij ndryshe.

Ndërkohë, Kuvendi i mbledhur nga Lulzim Basha ka ngritur duart që të unifikojë postin e kryetarit të partisë me kreun e grupit parlamentar, ç’ka u pa si risia e vetme e këtij Kuvendi të Bashës. Por Bardhi nuk e sheh aspak legjitime këtë lëvizje të Bashës dhe çështja do i shkojë sërish gjykatës.