Banorët e Fierzës bllokojnë aksin Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri, kërkojnë të ndalet puna e guroreve

Banorët e njësisë Administrative Fierzë në Tropojë  kanë dalë në protestë sërish mëngjesin e sotëm, teksa kanë bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa për të bllokuar punëne guroreve në atë zonë dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që do të ndërtohet në këtë aks.

Sipas tyre, puna e guroreve dhe ndërtimi i kësaj gabrike po shkatërron habitanin natyror të Bjeshkëve, turizmin malor dhe ka sjellë gjithashtu ndotjen e ujit të pijshëm. Ndërkohë, ata pretendojnë se gurorja dhe fabrika e bitumit janë pa dokumentacionin e duhur për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që ata ngrihen në protestë, por asnjëherë kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga institucionet.