Nga Ruel Domi
Dёnimi mё i fundit me burg i njё deputeti tё Kuvendit tё Shqipёrisё duhet tё jetё kёmbanё alarmi pёr shkёrmoqjen graduale tё demokracisё shqiptare. ‘Bananistani’ ёshtё zyrtarisht nё stabilokraci dhe ‘stabilokracia’ po na merr nё qafё si vёnd.
Pёr njerёzit e informuar qё ndjekin zhvillimet politike nё Shqipёri, situata e rendit demokratik duhet tё na shqetёsojё jo vetёm pёr shkak tё historisё sё Shqipёrisё por dhe pёr shkak tё precendentёve nё vёnde tё tjera. Duhet thёnё e vёrteta: gёrryerja e lirisё dhe shtetit ligjor nёn autokratin Rama, nuk ёshtё thjesht produkt i njё plani tё detajuar pёr shkatёrrimin e opozitёs dhe implementimin e Axhendёs 2030, por dhe pasojё e njё pёrgjumjeje popullore qё pamvarёsisht pranisё sё saj gjatё gjithё historisё tonё si popull, ёshtё intensifikuar ndjeshёm mbas ardhjes nё pushtet tё Rilindjes nё 2013. Shprehja e Konicёs qё: “Mjerimi i shqiptarёve ka qёnё nё tёrё kohёrat tё kapej pas individёve dhe jo pas ideve… “, e gjen veten shumё tё pranishme nё Shqipёrinё e vitit 2024, dhe pёr kёtё situatё duhet folur.
Partia-shtet e Edi Ramёs mori nё zgjedhjet e vitit 2021 afro 756 mijё vota duke ruajtur thuajse tё njёjtin numёr votash nё ‘masakrёn elektorale’ tё Majit 2023. Andaj, duhet thёnё qё anestezia nё tё cilёn Rilindja e ka vёnё popullin shqiptar, e kuruar mirё nёpёrmjet serumit tё fasadave, tallavasё dhe mitingjeve propagandistike, ka fermentuar njё elektorat socialist tё verbuar totalisht nga bombasticiteti politik i Edi Ramёs. Ky verbim, manifestohet me votёn bindёse ndaj partisё-shtet, qё pamvarёsisht degradimit total nё 11 vitet e fundit, vazhdon ta dёrrmojё opozitёn zgjedhje pas zgjedhje. Elektoratit ‘Rilindas’ nuk i bёhet vonё nёse Shqipёria shpopullohet, nёse liritё demokratike gёrryhen apo nёse pjesёrmarrja nё zgjedhje ёshtё nё rrokopujё konstante. Pёr kёtё elektorat, Partia Socialiste ёshtё ‘Juventusi i Kontes’, qё pas shumё vitesh pa trofe, u rikthye tё dominonte Serinё A. Pёr njё pjesё tё madhё tё bllokut tё votёs sё Rilindjes, bubrrimi nё rendin patronazhist, sa me njё punё nё administratё, sa me gjobvёnie si tatimor ndaj sipёrmarrjeve, ёshtё rrugё shumё mё e thjeshtё dhe mё e volitshme sesa bashkimi me pjesёn mё tё madhe tё shqiptarёve qё kёrkon ndryshim rrёnjёsor tё sistemit te kalbur politik. Nё njё kohё kur kapja e ekonomisё ka dёbuar shumё shqiptarё nga vёndi, rregjimi i hedh militantёve e patronazhistёve ndonjё ‘kockё’; qoftё ajo bursё studimi pёr fёmijёn, punёsim nё administratё, pension shtesё apo shumё parash. Letargjia kolektive, e kombinuar me pёrdorimin e krimit dhe parasё publike pёr blerje votash, janё fenomene qё kanё qёnё tё pranishme nё 34 vite ‘pluralizёm tё kuq’, por qё nёn pushtetin aktual janё kthyer nё njё industri tё mirёfilltё qё godet liritё politike dhe ekonomike, zmadhon shtetin parazitar nё kurriz tё iniciativёs private dhe vret konkurencёn elektorale si garantor i njё demokracie funksionale.
Ngjashmёritё e Shqipёrisё me tё ashtёquajturat Republikat e Bananeve tё Amerikёs Qёndrore janё tё shumta duke filluar qё nga kontrolli i narkotrafikantёve mbi shtetin tek korrupsioni dhe tendencat autoritare tё udhёheqёsve. Jo mё kot, dy prestigjioze tё medias ndёrkombёtare si Vice dhe Washington Examiner e konsiderojnё Shqipёrinё “narkoshtetin e parё dhe tё vetёm europian”. Nё kёto kushte Shqipёria ёshtё de-shqiptarizuar dhe de-demokratizuar duke u kthyer nё njё republikё ku sundojnё trafikantёt, parazitёt dhe militantёt e thekur tё partisё. Demokracia kushtetuese ёshtё zёvёndёsuar me njё Republikё bananesh alla ‘Bananistan’ ku sundon kulti i individit, interesat personale, dhe korrupsioni kapilar. Vlen tё thuhet qё bananizimi i Republikёs sё Shqipёrisё ka qenё njё proces 34 vjecar, por qё ka pёsuar ngulitje tё thellё nё sistemin politik shqiptar gjatё qeverisjes sё kalbur tё Rilindjes.
Shqipёria aktuale nuk ёshtё vetёm Bananistan por ka rrёshqitur gradualisht nga demokracia nё stabilokraci. Gёrryerja e demokracisё, eleminimi i pluralizmit politik, goditja ndaj konkurrencёs politike dhe fuqizimi gradual i “uni-t” janё disa prej pasojave tё kthimit tё Shqipёrisё nё njё stabilokraci. Kushdo qё lexon kёtё artikull mund tё pyesi: A nuk na kanё qeverisur gjithnjё autoritarёt? C’ndryshim ka autoritari Rama nga autoritari Berisha? Kjo pyetje kёrkon shtjellim tё gjerё dhe tё thellё, por mund tё thuhet qё nё ndryshim nga autokracitё e kaluara, tё cilat janё karakterizuar nga pёrplasja e autokratit me ndёrkombёtarёt, autokracia Rama ёshtё legjitimuar dhe madje promovuar nga komuniteti ndёrkombёtar. Pra nёse autokracia e kaluar ka hasur friksion politik me ndёrkombёtarёt, legjitimimi ndёrkombёtar i autokracisё aktuale e fut Shqipёrinё zyrtarisht nё stabilokraci.
Stabilokracia nuk ёshtё thjesht produkt i pёrpjekjes akute tё pushtetit pёr shkatёrrimin dhe fragmentarizimin e opozitёs nё Shqipёri, por mbi tё gjitha dhe njё tregues i suksesit tё propagandёs sё Rilindjes tek ndёrkombёtarёt. Vlen tё thuhet qё PR-i i mazhorancёs aktuale nё kancelaritё Perёndimore ёshtё thuajse perfekt. Duke pёrfituar nga mungesa e alternativave tё reja opozitare si dhe nga mosriciklimi i figurave politike brёnda opozitёs, rregjimi ka krijuar kёtё pёrshtypjen nё popull qё fajin pёr cdo problem e ka opozita aktuale. Mё kujtohet togfjalёshi i famshёm “Fajin e ka Saliu” qё Partia Socialiste e para 2013-s e trumpetonte fuqimisht kur pёrballej mё rregjimin e kohёs. Rregjimi aktual e ka ngulitur kёtё slogan ne mёndjen e votuesit socialist si mburojё militanteske ndaj cdo lloj kritike duke invokuar argumentin qё dikur kemi qёnё mё keq. Kjo lloj propagande ёshtё ngulitur fuqimisht tek elektorati shqiptar i cili nё njёrёn anё nuk sheh e tё ardhmen tek mazhoranca e djeshme dhe nga ana tjetёr nuk i beson forcave tё reja politike tё cilat kanё pёr qёllim pёrmbysjen e klasёs aktuale politikё. Kjo ka krijuar njё myk nё elektoratin qё voton, duke nxjerrё nё kutitё e votimit votuesit e Rilindjes, dhe dukё lёnё njё pjesё tё madhe tё elektoratit tё djathtё si dhe pothuajse tё gjithё elektoratin gri nё shtёpi.
Shqipёria e kthyer nё njё ‘Bananistan’ stabilokratik ofron pak mungёsi pёr qytetarёt e saj. Kjo ёshtё arsyea pse shqiptarёt lёnё Shqipёrinё nё ritme afganёsh dhe sirianёsh. Nё kёtё situatё, bashkimi i forcave tё reja opozitare tё klasёs sё re politike ёshtё jetik pёr shpёtimin e vёndit. Pёrndryshe, Shqipёrinё e kemi humbur pёrgjithmonё….