Komisioni i Ligjeve ka kaluar në votim në seancë plenare 6 kandidatë për Avokatin e ri të Popullit.
Lista u miratua me 9 vota pro dhe 3 kundër.
Gjatë mbledhjes, e cila u shoqërua me debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, u vendos që kandidatët që do të shkojnë për votim në Kuvend janë:
-Adriana Kalaja 44 firma
-Aranita Braho 35
-Besim Ndregjoni 34
-Endrit Shabani 35
-Skender Haluci 30
-Tartar Bazaj 28
Ndërkohë 4 të tjerë janë përjashtuar pasi nuk kanë plotësuar kushtet ligjore. Konkretisht:
Dardan Mustafaj, Jola Hysaj , Shkëlqim Sulo dhe Saimir Vishaj.
Kujtojmë se PD ka tërhequr firmat nga të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit. Ndërkohë Partia Socialiste nuk e njeh këtë akt me argumentin se tërheqja e firmave është bërë jashtë afati.
Gjatë mbledhjes, deputeti demokrat Arjan Ndoji e ka quajtur akt jo burrëror tërheqjen e firmave që kolegët e opozitës kanë dhënë për disa nga kandidatët për Avokat të Popullit.