Autoriteti për Sigurinë Kibernetike thirrje qytetarëve: Kujdes nga ky mesazh nëse ju vjen në Whatsapp, është mashtrim

Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp ndërsa raportohet se është një mashtrim për të marrë të dhënat.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve shqiptarë  që të bëjnë kujdes nëse ky mësazh ju vjen në telefon.

Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues’, shkruan Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Por çfarë përmban mesazhi?

Në mesazhin që ka mbërritur në telefonin e disa qytetarëve kërkohet që të votohet për një sondazh për të përfituar bursë studimi. Por pas klikimit të këtij linku, mund të vidhen të dhënat personale.

“Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”, thuhet në mesazh.