Autoritetet belge marrin në pyetje Artan Hoxhën: Në aplikacionin “Sky” janë kapur xhevahire për politikanët shqiptarë

Gazetari investigative Artan Hoxha është marrë në pyetje nga autoritetet belge përsa i përket deklaratave që ai ka bërë disa vite më parë në lidhje me krimin e organizuar dhe aplikacionet që ata përdorin për të mos u përgjuar.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përgjimet e aplikacionit “Sky” kanë nxjerrë në pah lidhjet e politikanëve shqiptarë me krimin e organizuiar.

“Rikthim pas më shume 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës… Këta shejtanër mbajnë shënim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë…

E kishin regjistruar, që 3 vite më pare, pata denoncuar në median britanike Daily Express, se narkotrafikantët dhe krimi i organizuar shqiptar, për te shmangur gjurmimin e agjencive të ligjit, po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeÇ.

I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar SkyeÇ aq plot, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë. Gjithsesi, më pritën mirë…

Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë…. Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit…

Lëre pastaj plotë “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionaret shtetëror dhe politikanët e Shqipërisë… Gjithsesi, më mirë do të bëhet…”, shkruan gazetari.