Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selanik të Greqisë, ku shënjestër ka qenë një shtetas shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në Neapoli të Selanikut, pranë një dyqani ku shqiptari i plagosur po rrinte së bashku me shokun e tij.
Ai është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, teksa është transportuar në spital në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dy plumba në trup.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se autori është larguar në këmbë pas ngjarjes.