Rëndohet bilanci i viktimave të atentatit në Shkodër. Kryeqendra e veriut u trondit nga një atentat me armë zjarri si pasojë e të cilit humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre Erogen Vasos (Brajoviç).
Viktima e parë është Armando Pali, i cili humbi jetën në vendngjarje. Armando Pali, ka qenë ish-punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.
Ndërsa 33-vjeçari Liridon Kraja, nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm nga forcat e policisë, të cilat arrestuan autorin e dyshuar të krimit i identifikuar si Ragip Gila.
Personi që ndërroi jetë është truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij atentati.