Asnjë bos droge i arrestuar, pagesat për fermerët e kanabisit që rrezikojnë kokën

Asnjë bos droge i kultivimit të kanabisit nuk është arrestuar, kultivuesit paguhen nga 1440 deri në 5000 euro në vit, pranojnë dy vite e katër muaj burg dhe paguajnë nga xhepi 280 euro shpenzime gjyqësore duke qepur gojën.

Këto janë konkluzionet e një studimi britanik “E panjohura e madhe; Kush kultivon kanabis në Shqipëri” me autore Adela Llatja të botuar në revistën prestigjoze “JIED” të LSE Press.

Në 103 raste gjyqsore të monitoruara për kultivim kanabisi nga viti 2010-2020 nuk ka asnjë bos droge të dënuar ndërsa kultivuesit e thjeshtë vuajtën dënime dhe morën pagesa minimale.

Të dhënat e studimit mbi proceset gjyqsore të kultivimit të kanabizinit përgjatë 10 viteve tregojnë një pasqyrë troditëse mbi kultivuesit e kanabisit në Shqipëri. Kultivuesit e thjeshtë marrin përsipër të gjithë përgjegjësinë penale duke refuzuar të tregojnë bosët e krimit dhe kjo për pagesa minimale. Gjithashtu, organet ligjzbatuese kanë dështuar hë hetimet e tyre për të gjetur bosët e kultivimit të kanabisit.

Në 97 % të rasteve të kultivuesve të dënuar ata nuk kanë pasur më parë asnjë precedent penal duke zbuluar kështu rritje e fenomenit të kultivimit në Shqipëri.  “Për periudhën kohore të përzgjedhur nuk ka asnjë të dënuar për akuzën e organizimit dhe drejtimit të një organizate kriminale, duke vënë fermerin dhe shitësit të mbajnë barrën e të gjitha krimeve të lidhura me drogën në Shqipëri”, thuhet në studim.

Studimi ka analizuar edhe profilin e kultivuesve të kanabisit në Shqipëri që në masë të madhe është: një burrë, me banim në një zonë rurale, rreth të tridhjetave, me nivel të ulët arsimor, i pa përfshirë më parë në veprimtari kriminale dhe që jeton në varfëri. Këta njerëz kultivojnë kanabis së bashku me produkte të tjera bujqësore që kultivojnë tradicionalisht.

“Punonjësit e kanabisit në Shqipëri paguhen nga 1440 deri në 5000 euro në vit dhe për këtë rrezikojnë një dënim me burg prej dy vjet e katër muajsh. Ata paguajnë mesatarisht 280 euro shpenzime gjyqësore”, thuhet më tej në studim.

Në të gjitha rastet e monitoruara të dënimit të kultivuesve, barrën e krimeve të drogës në Shqipëri e mbajnë ata që kultivojnë lëndë narkotike dhe ata që merren me prodhimin dhe shitjen. Nuk ka asnjë kallëzim penal për organizim dhe drejtim të veprimtarisë kriminale, nxjerr si konkluzion studimi.

Studimi nxjerr më tej se në 71% të rasteve ka procedurë të shkurtuar gjykimi, pa hetim të mëtejshëm përveç atij paraprak, pasi i akuzuari pranon të gjitha akuzat. Në rastet e shqyrtuara nuk ka asnjë informacion se si fermerët i marrin bimët dhe kujt ia shesin produktin.

Referuar rastëve gjyqsore të zbardhura në 10 vite, studi rrek të zbulojë mënyrën e organizimit të kultivimit të kanabisit. Sipas kësaj skeme, ekzistojnë tri lloje punonjësish;  roja i armatosur, punëtori i kanabisit që kujdeset për bimët dhe i ujit ato, dhe personi përgjegjës (drejtues) që siguron farat dhe kujdeset për kanabisin pas korrjes.

“Skema është e tillë: Farat e kanabisit jepen nga një person, të cilin do ta quajmë X1, i cili nuk jeton në fshat dhe rekruton një partner X2 të cilit i premton 50% të fitimit për kujdesin e plantacionit. . X2 rekruton një të afërm Y2 për t’u kujdesur për bimët, për t’i ujitur ato dhe për t’i ndihmuar në punën, dhe i jep Y2 një pjesë të fitimit të tij. Nga ana tjetër, X1 rekruton një të afërm Y1, për t’u kujdesur për të tjerët në terren, për të gatuar, për të pastruar etj, për një pagesë totale prej 5000 euro në total. X1 gjithashtu rekruton një roje nga fshati dhe i paguan atij 3000 lekë (25 euro) në ditë. E gjithë kjo punë shkon për rreth katër muaj duke i siguruar rojes rreth 3000 euro në vit”, thuhet në studim.

Media Ditari