Asgjë nuk i ndalon shqiptarët! Në orën 18:00 protestohet sërish për Zvërnecin, kërkohet edhe dorëheqja e Ramës

Teksa sot pasdite do të mbahet protesta e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec, paraditen e sotme qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar në zonën e Porto Novos.

Ndërkohë në orën 18:00 është parashikuar një proteste madhështore para Kryeministrisë, ku kërkohet anulimi im projektit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka thënë se sa kohë ai të jetë kryeministër, projekti nuk do të ndalet, duke nxitur edhe më shumë zemërimin e mijëra qytetarëve.

Protestat kanë nisur disa ditë më parë në Zvërnec, ku incidenti i shkaktuar nga roja private që tërhoqi zvarrë një qytetar, solli reagime të ashpra dhe organizim të tubimeve, të cilat kanë qenë të përditshme në Tiranë.

Përvec Tiranës, protesta ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit, por edhe në disa qytete europiane ku jetojnë shqiptare.