Arti në zi, ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare poeti i mirënjohur shqiptar, autori i dhjetëra këngëve, Jorgo Papingji.

Jorgo Papingji ka lindur në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe është autor e poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta.

Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.

Jorgo Papingji është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, ku me anë të teksteve të shumta, të shtrira në një kohë prej më shume se 40 vitesh në të gjitha Festivalet e RTSH-së dhe në audicionet e tjera muzikore për të rritur e fëmijë, ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik.

Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh” dhe gjatë gjithë jetës së tij ka shkruar mbi 4000 këngë.