Arrestohet për herë të dytë ish efektivi i RENEA-s, bashkëpunonte me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit

Është arrestuar ish efektivi i policisë Altin Morina, i shpallur në kërkim që prej vitit 2024, si pjesë e dosjes Revanshi.

Morina u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 2, ndërsa me vete iu gjet dhe një pistoletë pa leje. Në momentin e arrestimit ai ndodhej nën shoqërinë e një tjetër personi.

Ish efektivi akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Morina ka qenë arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

Më pasi ai u la i lirë nga gjykata pasi në atë kohë deklaroi se shumën e parave ia kishte marrë hua një mikut të tij biznesmen.