Arrestohet ish kryetari socialist i Bashkisë Fushë Arrëz, me urdhër të SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar me urdhër të SPAK.

Tuci akuzohet për shpërdorim detyre.

Dyshohet se Tuci ka lejuar hapjen e një rruge përmes zonës pyjore, për të shkuar në një fshat të thellë.

Ai ka qenë kryetar i kësaj bashkie që nē 2015, nēn siglën e PS.

Nē zgjedhjet e 2023 ai nuk mundi të fitojë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Hil Curri.

Ndërkohë, administratori i njësisë së Fushë Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje.