Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar me urdhër të SPAK.
Tuci akuzohet për shpërdorim detyre.
Dyshohet se Tuci ka lejuar hapjen e një rruge përmes zonës pyjore, për të shkuar në një fshat të thellë.
Ai ka qenë kryetar i kësaj bashkie që nē 2015, nēn siglën e PS.
Nē zgjedhjet e 2023 ai nuk mundi të fitojë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Hil Curri.
Ndërkohë, administratori i njësisë së Fushë Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje.