Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari shqiptar, i përfshirë në 60 raste shit-blerje droge

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, i shumëkërkuar dhe i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga është vënë Gentian Abazi, 43 vjeç, i cili u kap nga policia greke në lagjen “Peristeri” të Athinës. Operacioni për kapjen e tij në një lokal të zonës nga sektori i kërkimi në bashkëpunim me skuadrën e OPKE. Abazi rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Athinës, si kreu i një grupi kriminal që shpërndante kokainë dhe cannabis në Athinë.

Abazi kamuflohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja, përfshirë ato shqiptare. Është e faktuar përfshirja e tij në 60 raste shit-blerje droge. Ai rezulton i dënuar më parë për cështje droge, armësh dhe falsifikim, ndërkohë që ka vuajtur dënim në burgje të ndryshme të Greqisë.